fbpx

Këshilla si të kujdesemi për duart gjatë dimrit

beautiful-manicured-hands-144319.jpg

Duart tona gjatë muajve të dimrit janë më delikate. Ato përballen me të ftohtin dhe kjo gjë shpesh herë i dehidraton dhe krijon probleme në lëkurë.

Më poshtë po iu rendisimi disa këshilla se si të kujdesemi për to:

1- Mos dilni kurrë nga shtëpia pa dorashka. Lëkura e duarve është shumë delikate, ajo thahet shpejt dhe e ndjen menjëherë erën dhe të ftohtin. Është mirë që para se të dilni nga shtëpia të vishni një palë dorashka në mënyrë që ti mbroni duart nga agresiviteti i motit.

2- Përdorni doreza plastike në punët e shtëpisë. Sidomos në dimër kjo duhet të jetë e domosdoshme, uji i nxehtë dhe detergjentet e ndryshëm ndikojnë menjëherë në lëkurën delikate të duarve.

3- Përdorni krem hidratues për duart. Një maskë shtëpie me gjalpë dhe mjaltë është fantastike për mbrojtjen e tyre. Është e këshillueshme mos të përdorni kremra që përmbajnë petroleum.

4- Disa pika limon për të lyer duart herë pas here, ose një lugë vaj ulliri së bashku me pak limon dhe aplikojeni më pas në duart tuaja.

5- Një herë në javë bëni një larje të duarve me bimë. Zieni kamomil dhe mbajini duart aty për 10-15 minuta.

Për masazh mund të përdorni vaj bajamesh, në të cilin keni hedhur vaj esencial të rozmarinës ose livandos./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *