Këshilla të vlefshme se si t’i mbani frutat të freskëta për më shumë kohë

Frutat janë të shëndetshme dhe të shijshme. Shumica e tyre janë plot me vitaminë C, fibra dhe të gjitha llojet e vitaminave dhe mineraleve të tjera që janë mjaft të nevojshme. Plus, në sajë të sheqernave natyrore që ato disponojnë ne marrim shumë energji. E keqja është që ato prishen shumë shpejt… Për fat të mirë, ne mund t’ju japim disa këshilla të dobishme që mund t’i mbajnë frutat tuaja të freskëta për kohë të gjatë, gati dy herë më shumë…

Natyrisht, që duhet t’i shpëlani frutat para se t’i konsumoni ato. Por ka edhe shumë njerëz që e shpëlajnë të gjithë tasin e luleshtrydheve, boronicave ose mjedrave, vetëm për të ngrënë disa prej tyre. Pjesa tjetër shkon prapë në frigorifer ndërsa është ende e lagësht. Mos e bëni këtë! Lagështia ndikon që fruti të kalbet më shpejt. Gjithmonë duhet ta thani frutin para se ta vendosni në frigorifer.

Vendosini të gjitha frutat në lavaman dhe mbusheni lavamanin pothuajse në buzë me ujë dhe pastaj shtoni një filxhan uthull. Uthulla do të heqë dyllin dhe papastërtitë e tjera që ka lëvozhga apo lëkura e frutave. Gjithashtu ajo do të parandalojë zhvillimin e mykut dhe kjo bën të mundur që ju të mund ta mbani frutin të freskët për më shumë kohë.

Mundet edhe të shtoni një lugë çaji kripë në ujë, pasi ajo do të vrasë insektet e vogla. Lëreni frutin të zhytur për dhjetë minuta dhe pastaj thajeni me kujdes me peshqir letre. Jeta e fruti do të zgjasë deri në dy herë më shumë se normalisht! /real-news.tv/