Këshillat që duhet të dini kur vendosni ta lini qenin tuaj vetëm në shtëpi

qeni.jpg

Mund të jetë e vështirë të lini qenin tuaj në vetëm shtëpi. Njerëzit shpesh ndihen fajtorë pasi lënë miqtë e tyre të dashur me katër këmbë vetëm në shtëpi. Ata pyesin veten se çfarë po bëjnë kafshët pa mbikëqyrje, shpesh duke pasur frikë nga më e keqja.

Nëse jeni në mesin e këtyre personave, ndoshta keni menduar për mënyra të ndryshme për ta bërë situatën më pak stresuese.

Më poshtë gjeni këshilla për të lehtësuar shqetësimin tuaj kur e lini qenin tuaj vetëm:

1.Siguroni qasje në ujë të freskët

Mund të duket si një pikë që dihet se duhet të përmbushet, por sigurohuni që ka ujë të mjaftueshëm në tasin e qenit tuaj përpara se të dilni. Kjo gjë që mund të ndihmojë në uljen e çdo ankthi ndarjeje që ai përjeton.

2.Mbajeni të zënë

Qentë janë kafshë inteligjente që kërkojnë stimulim të vazhdueshëm për të mbajtur mendjen e tyre të zënë. Për të mos lejuar që qeni juaj të mërzitet, provoni një ose më shumë nga sugjerimet e mëposhtme:

-Lëshoni muzikë klasike të lehtë dhe relaksuese

-Lini TV të ndezur

-Hapni perdet dhe roletat, në mënyrë që ai të shohë jashtë

-Vendosni lodra ndërvepruese rreth shtëpisë që ai të luajë me to

  1. Caktoni një zonë “banjë”

Gjëja e fundit që ju dëshironi është të ktheheni në shtëpi dhe të zbuloni se qeni juaj ka urinuar në qilimin tuaj të preferuar. Nëse po planifikoni të ikni për një kohë më të gjatë, krijoni një zonë të caktuar brenda shtëpisë tuaj, ku qeni juaj mund t’i kryejë nevojat e tij fiziologjike.

  1. Përdorni një monitor për qen

Dëshironi të shihni se çfarë po bën qeni juaj ndërsa jeni jashtë ? Falë teknologjisë, mundeni! Instaloni një monitor të qenit që lidhet me telefonin tuaj që të mund të kontrolloni në mënyrë periodike. Kjo do t’ju japë paqe mendore dhe do t’ju paralajmërojë nëse ka ndonjë arsye për të shkuar në shtëpi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303