33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Këshilli i OKB-së mbledhje të jashtëzakonshme për Venezuelën

spot_img

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet jashtë radhe me kërkesë të SHBA-së për të diskutuar gjendjen në Venezuelë. Kjo lëvizje e Uashingtonit vjen një ditë pasi Departamenti i Thesarit i njoftoi për sanksione të reja ndaj katër zyrtarëve venezuelas.

Zëvendëspresidenti Mike Pence gjatë takimit që pati në Kolumbi me udhëheqësin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, theksoi se Shtetet e Bashkuara do të shpallin sanksione edhe më të forta mbi “rrjetet financiare korruptive të regjimit.”

Pavarësisht se ShBA-ja dhe shumë vende perëndimore dhe latino-amerikane e mbështesin liderin opozitar të Venezuelës Huan Guaido i cili është vetëshpallur si president i përkohshëm, nga ana tjetër Rusia, Kina, Meksika dhe disa vende të tjera mbështesin presidentin e kontestuar Nikolas Maduro. Këto vende janë kundër përzierjes në politikën e brendshme të Venezuelës.

Kërkesa e ShBA-së për një mbledhje jashtë radhe të Këshillit të Sigurimit vjen pasi fundjavën e kaluar dështoi një përpjekjeje për të futur në vend ndihmat humanitare dhe kriza në vend u thellua.

Miliona venezuelas janë duke u ndeshur me mungesën e ushqimit dhe të medikamenteve, ndërkohë ekonomia e vendit është shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros.

Nga ana tjetër, presidenti i kontestuar Nikolas Maduro mohon ë vendi të jetë në krizë humanitare, duke mos lejuar që ndihmat të hyjnë në Venezuelë. Javën e kaluar ai mbylli kufirin me Brazilin dhe Kolumbinë./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat