24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Këshilli Kombëtar merr vendimin për mandatet, flet Basha

spot_img

Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur unanimisht pro djegies së mandateve parlamentare nga deputetët e PD.

Ndqërkohë që jashtë Selisë së PD-së ishin mbledhur me qindra mbështetës, të cilët qëndruan në oborr duke thërritur pro Bashës.

Menjëherë pas mbledhjes Basha iu drejtua mbështetësve. Ai tha deputetët e PD do jenë në krah të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë dhe se PD iu bind urdhrit të sovranit.

“Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 shkurt viti 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët do kenë përkrah PD-në. Njerëzit tanë do të jenë në krahë të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë pëtr të vendosur se kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatorial. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit t’i rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme”, tha Basha para selisë së PD.

Ndërkohë dy ditët e fundit kanë qenë intensive në takimet me diplomatët e huaj. Përfaqësuesit e BE dhe SHBA janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat