fbpx

Këshilltarja e Ramës zbulon tre mesazhet e Merkelit në Tiranë

6223FB5D-B0AE-498C-AB0C-AB870D8D01B8.jpeg

Kryefjala e ditës së sotme ishte vizita e Angela Merkelit në Tiranë. Kancelarja zhvilloi takime me kryeministrin e Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor me fokus procesin e Berlinit, bashkëpunimin mes vendeve dhe integrimin. Këshilltarja kryeministrit Edi Rama, Odeta Barbullushi e ftuar mbrëmjen e sotme në “LOG” u shpreh se vizita ishte e suksesshme, por nënvizoi edhe mesazhet e Angela Merkel.

Ishte një vizitë e suksesshme, lamtumirë në të njëjtën kohë, dita e fundit në rajon në pozicionin e kancelares. Kjo axhendë nënvizon një mesazh politik, dhe i pari që dha ishte që Ballkani Perëndimor do mbetet i rëndësishëm për politikën gjermane, perspektiva e integrimit mbetet në vëmendjen e Gjermanisë dhe ashtu për të vlerësuar arritjet e procesit të Berlinit, që është pjesë e angazhimit të saj.

Mesazhi i tretë që ajo ka dhënë ishte rëndësia që këto vende kanë për bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë. Vlerësoi reformën në drejtësi. Është shumë e rëndësishme që ta vlerësojmë procesin e Berlinit kundrejt tre qëllimeve që ka pasur; përgatitja e këtyre vendeve për integrimin në BE, e dyta ndërlidhja, forcimi mes vetë vendeve të Ballkanit, rajonit dhe pjesës tjetër të Europës dhe ngushtimi i hendekut zhvillimor dhe krijimi i një klime pozitive mes vendeve” tha ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303