Këshilltarja seksi e Ramush Haradinajt përplaset me Ramën

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka sulmuar Ramën në lidhje me çështje e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Meliza Haradinaj-Stubllaka ka shkruar lidhur me komentet e kryeministrit Rama për median serbe TV PINK.

Me anë të një statusi në Faceook, Stubllaka ironizon Ramën duke thënë se i ka mbetur televizioni serb për të komentuar taksën

“Kryeministri Rama paska zgjedhur një medium serb nga Beogradi TV PINK për të sqaruar deklaratat e tij rreth taksës dhe Kosovës, pas takimit të Berlinit. Edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tash e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë, dhe e barazvlerëson veten me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron – duke thënë që bashkë me ta në Berlin ka avokuar për pezullim të taksës…!”, ka shkruar ajo./real-news.tv