Këta janë 12 të rrezikshmit e Gjirokastrës në kërkim

gjirokaster-538x450.jpg

Policia e Shtetit vijon të bëjë publik emrat e personave më të rrezikshëm të çdo qyteti. Pas Vlorës dhe Fierit, në një postim në Facebook, sot janë publikuar emrat e 12 të rrezikshmëve të Gjirokastrës.

Këta persona janë ende në kërkim, dhe Policia e Shtetit bën thirrje për informacione për secilin.

“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruhet në njoftim.

Emrat e tyre janë:  Jani Alia, Endrik Lluka, Englied Aliko, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi,  Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skenderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labjan Saraçi, Eltjon Bregasi.

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.2307116596241365&type=1&l=93d848bb0c

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303