“Këtë derën e keni bërë për Braçen”, Rama batuta ‘politike’ me fëmijët

kete.jpg

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot shkollën e Manzës e cila është kthyer në një qendër për fëmijët, ku dhjetëra vullnetarë janë angazhuar për të bërë të mundur tejkalimin e kësaj situate. Rama shkëmbeu batuta me fëmijët të ndodhur aty. Ndërsa nuk mungoi edhe një batutë lidhur me gjatësinë e derës së një klase, për zv. kryeministrin Erion Braçe teksa po kalonte nga njëra klasë në tjetrën,

“Këtë derën e keni bërë për Erion Braçen”, tha Rama.

scroll to top