fbpx

“Këtë gjë nuk do e lejojë kurrën e kurrës”. Zyrtari turk bën deklaratën e fortë në Tiranë

sentop-Copy-770x399.jpg

Kreu i Asamblesë së Turqisë, Mustafa Sentop ka mbërritur në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por zhvilloi dhe një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në fjalën e tij, zyrtari turk vuri theksin te organizata terroriste Feto, duke thënë se Turqia nuk do të lejojë kurrën e kurrës që kjo organizatë tinëzare të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ju kam sjellë përshëndetjet më të përzemërta të 83 milionë turqve dhe Presidentit Erdogan. Ndjej kënaqësi që ndodhem në Shqipëri, bashkë me delegacionin tim, në përgjigje të ftesës që më ka bërë kryetari i Kuvendit, Ruci. Falënderoj z.kryetar për mikpritjen dhe vëmendjen e veçantë që tregoi ndaj meje dhe delegacionit që kryesoj. Me Shqipërinë ndajmë një histori rrënjësore dhe një kulturë të përbashkët. Në fakt ne kemi shumë vlera dhe personalitete të përbashkët, mes të cilëve edhe arkitektin e Xhamisë Blu, apo rektorin e Universitetit të Stambollit, poetin kombëtar të Turqisë. Kemi Sami Frashërin, i pari që ka bërë punime për enciklopedinë turke. Kemi shumë personalitete të tilla të rëndësishme të përbashkëta. Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm, që i shkon për shtat miqësisë sonë historike dhe marrëdhënieve tona aleate. Sot në takimin që pata me z.kryetar, kokë më kokë dhe mes delegacioneve, realizuam bashkëbisedime shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Këto marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëdhëniet parlamentare ne i trajtuam në të gjitha dimensionet e tyre. Sot do të kem mundësi dhe rastin të takoj edhe Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Sic jeni në dijeni, gjatë vizitës së z.Ramës në Turqi, 6-7 janar, marrëdhëniet tona dypalëshe u ngritën në nivelin e bashkëpunimit strategjik. Zyrtarizimi i këtij partneriteti strategjik do të ngrejë në nivele më të larta bashkëpunimet në të gjitha fushat. Gjatë vizitës së z.Rama u ra dakord për ndërtimin e spitalit në Fier. Punimet për ndërtimin e këtij spitali po vazhdojnë pa ndërprerje. Gjatë takimit që patëm me z.kryetar unë fola dhe për aktivitetin e organizatës terroriste Feto. Ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri. Kjo organizatë Feto është një organizatë që shkoi deri aty, sa të bombardojë edhe parlamentin e Turqisë, që ishte në seancë plenare. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të madhe. Por, nuk është vetëm Turqi objektivi i kësaj organizate terroriste tinëzare e nivelit ndërkombëtar. Kjo organizatë, ky grup terrorist, për të realizuar qëllimet e veta, e maskon aktivitetin me institucione arsimore, në shëndetësi, media e shoqata të ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve. Por dua të them që ne nuk do ta lejojmë kurrën e kurrës që kjo organizatë terroriste të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare përbëjnë një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve tona dypalëshe. Momentalisht shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona janë rreth 500 milionë euro. Investimet turke në Shqipëri kapin vlerën e rreth 3.5 miliardë dollarë. Jemi të vendosur për ta ngritur këtë shkëmbim tregtar në nivelin e 1 miliard dollarëve brenda disa viteve. Kemi dëshirë dhe synojmë t’i rrisim e zgjerojmë investimet tona në Shqipëri, në veçanti në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Vlorë dhe kështu do të kemi një kontribut në zhvillimin e turizmit në jugun shqiptar. Uroj që kjo vizitë të jetë e dobishme dhe të japë rezultate në dobi të interesit të marrëdhënieve tona”, deklaroi kreu i Asamblesë së Turqisë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303