Këtë radhë Meghan thyhen rregullat e veshjes

Dukesha Meghan Markle mesa duket ‘ka thyer rregullat’ e veshjes, pasi është fotografuar e veshur me xhinse të grisura.

Vetëm pak ditë më parë, Meghan Markle rezatoi me fustanin e saj të shndritshëm, gjatë pjesëmarrjes në një mbrëmje gala në ”Royal Albert Hall”, duke u shpallur si e veshura më e mirë e javës në familjen mbretërore. Por impenjimet e reja prej dukeshe, nuk mund ta mbajnë larg nga komoditeti që të japin një palë xhinse.

Meghan u fotografua dje me një palë xhinse të grisura nga ”H&M”, stiletto ngjyrë nude dhe një pallto ngjyrë blu të errët.

-640-0-5c465071673c6.jpg

Kjo nuk është hera e parë që Meghan vesh xhinse të grisura. Në daljen e parë publike në shtator të 2017-ës në ”Invictus Games” në Toronto, ajo u shfaq krah princ Harry-t me xhinse të grisura dhe këmishë të bardhë.

-640-0-5c46e7b55bd2f.jpg