Këtë ushqim mos e konsumoni asnjëherë në darkë

Pas një dite të lodhshme ajo që të gjithë duam është të shkojmë në shtëpi, të ulemi para televizorit dhe të konsumojmë ushqimet e preferuara.

Ndonjëherë mund ta gjejmë veten para pjatës pa e ditur nëse ushqimi që po na tundon është i mirë apo i keq për organizmin. Por, çfarë është ushqim i keq?

Sipas dietologes Keri Glassman, të hash një hot-dog, hamburger, apo çdo lloj ushqimi me mish të përpunuar për darkë mund të jetë një ndër gjërat më të këqija për t’u ngrënë në vaktin e fundit të ditës. Jo vetëm që mishi i përpunuar ka përmbajtje të lartë natriumi, por edhe sepse të tilla ushqime janë të pasura me yndyra të ngopura, të cilat e bëjnë stomakun më të madh.

Sa më larg t’u qëndroni ushqimeve me mish të përpunuar aq më shumë do t’ia ulni shanset vetes për t’u rrezikuar nga sëmundjet e rënda të zorrës së trashë, por edhe nga ato të zemrës./real-news.tv/