fbpx

Këto gënjeshtra kanë ndikim pozitiv në lidhjen tuaj të dashurisë

Young-couple-arguing.jpg

Tingëllon paksa çuditshëm pasi gënjeshtrat rrallëherë kanë impakt pozitiv e sidomos në jetën në çift. Por ka disa gënjeshtra të cilat nuk e dëmtojnë një lidhje. Përkundrazi, shmangin edhe ato zënkat në dukje të vogla të cilat mund të rezultojnë fatale.

“Është në rregull”

Nëse ajo “gjëja” nuk të bezdis, atëherë është e kotë t’i thuash atij apo asaj se nuk të pëlqen. Këtu e kemi fjalën vetëm për gjëra të tipit: ‘makiato me shkumë apo pa shkumë’, të cilat nuk ju ndryshojnë ndonjë gjë të madhe.

“Është shumë e bukur”

Mirë, edhe ne e kuptuam se unaza që të bleu ai për përvjetor është e tmerrshme, por ai u përpoq. Nuk të kushton asgjë t’i bësh qejfin e t’i thuash se të kanë ngelur sytë tek ajo dhuratë.

Takimet e mëparshme

Në rregull, duhet të tregohesh e sinqertë. Ama ai nuk ka pse të dijë fije për pe të gjithë djemtë me të cilët ti ke dalë një herë e një kohë.

Gënjeshtër për pizhamat

Kur ai të kërkon t’i shpjegosh se si je veshur, ndërkohë që jeni larg, nuk ke pse t’i tregosh se je në krevat me pizhamat e tua me kuadrate. Përpiqu të sajosh diçka më epshndjellëse dhe të kuptosh se në fakt ai nuk do të dijë me të vërtetë se çfarë “pizhamash” ke veshur ti.

“As ti nuk e ke parë”

“Jo, as t’i nuk e ke parë filmin që ai dëshiron ta shohë”. Përse ta privosh nga lumturia e të ndjekurit filmin e tij të preferuar së bashku me ty.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303