Këto janë masat anti-Covid që pritet të hiqen nesër

800-0-c8058f1b394328bad3c19a3633adcf33.jpg

Pasditen e sotme, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka takuar zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berishën, me të cilin kanë diskutuar rreth masave të reja që pritet të vendosen nesër.

Ndër të tjera, Insajderi mëson se nga ky takim është disktuar zgjatja e orës për restorante e kafene, ku pritet që të zgjaten deri në orën 23:00 po ashtu edhe heqja e orës policore dhe lirimi i festave të klubeve të natës

Arian Veanica nga Shoqata e Gastronomëve tha për Insajderin se kanë kërkuar masat e cekura më lartë ku sipas tij pritet që të merret vendim nesër për to. “Ishim ne takim me zv. Ministrin.

“Kërkuam mu liru ahengjet, klubet, dhe funksionimi i kafe bar restoranteve sipas rregulloreve komunale, si dhe të hiqet ora policore. Një pjesë do të aprovohen, po të shohim se çka vendoset me sigurtë” tha ai.

Në takim me përfaqësues të shoqatës ishin edhe shefi i kabinetit, Kujtim Salihu dhe këshilltarja politike, Lumturie Beka.Ndërkohë nesër pritet që Qeveria e Kosovës të publikoj masat e reja anti-Covid.

Masat sipas rregullores komunale janë për kafe deri në orën 23:00 gjatë dimrit ndërsa gjatë verës deri në orën 24:00.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303