fbpx

Këto janë ushqimet që lehtësojnë dhimbjet dhe ulin inflamacionin

Miliona njerëz vuajnë nga dhimbjet kronike, si migrena, çrregullimet autoimune, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet inflamatore, artriti, e kështu me radhë.

Këto sëmundje i lodhin njerëzit dhe i bëjnë shpesh herë të inatosen me veten e tyre. Kjo pasi dhimbjet kronike ulin vetëbesimin dhe shkaktojnë pagjumësi.

Do ju tregojmë disa ushqime që ju mund t’i konsumoni, për të letësuar këto dhimbje si dhe për të ulur inflamacionet. Lexoni më poshtë disa prej tyre!

Tumeriku

Tumeriku është i pasur me kurkum, i cili ndihmon në lehtësim dhimbjesh dhe ulje inflamacioni, madje dhe në trajtimin e fibromialgjisë (sëmundje kronike e karakterizuar me dhimbje muskujsh dhe lodhje)

Ananasi

Ananasi është një frut i ëmbël përbërësit e së cilit ndihmojnë shumë në uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve.

Xhinxher

Xhinxheri është anti-inflamator që lehtëson migrenën, dhimbjet e muskujve dhe dhimbjet e periodave. Ju mund ta provoni duke shtuar xhenxhefil të freskët, në lëngjet që përgatisni.

Supë me kocka

Bilanci i dietës tuaj me kocka është shumë pozitiv për dhimbjet që mund të keni.

Hudhra

Hudhra përmban squfur dhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Rrit imunitetin, përmirëson tretjen dhe zvogëlon rrezikun e prekjes nga kanceri.