fbpx

Këto janë ushqimet që na shëndoshin më shumë dhe që duhet t’i shmangim

640-0-5d8217cdb7673.jpg

Jo vetëm patatet e skuqura dhe akulloret, ka edhe plot ushqime të tjera që shkaktojnë shtim në peshë. Ne duhet të njohim ushqimet që na bëjnë të marrim peshë shpejt dhe nëse misioni ynë është që të dobësohemi, atëherë është e rëndësishme që ne t’i kuptojmë e t’i njohim ato, për t’i shmangur sa më shumë. Duke bërë dallimin midis ushqimeve të shëndetshme dhe ato më pak të shëndetshme, ne dimë të orientohemi sipas nevojave tona.

Cilat ushqime na bëjnë të shëndoshemi shpejt?

Ka shumë ushqime që ju shtojnë yndyrën në fizikun dhe organizimin tuaj, ndaj duhet të tregojmë kujdes të madh nëse duam të ruajmë linjat. Një nga ushqimet më të këqija janë patatet e skuqura. Më të dëmshmet janë ato të ushqimit të shpejtë, të skuqura në vaj të ndenjur, por edhe ato të skuqura në shtëpi me vaj ulliri janë dëmshme, por më të kufizuara në dëmin e tyre. Natyrisht, të gjitha ushqimet e tjera të skuqura gjithashtu janë të shëndetshme ose jo dietike.

Të këqija për peshën tuaj janë gjithashtu edhe pijet e gazuara dhe të sheqerosura, siç janë Coca Cola dhe Fanta, të cilat bëjnë që niveli i glukozës në gjak të rritet. Po mishi, a krijon dhjam? Mishi i kuq është me shumë yndyrë dhe i konsumuar tepër ndikon negativisht në peshë dhe nivelin e kolesterolit. Shmangni të gjitha yndyrat e kafshëve, para së gjithash gjalpin, por edhe majonezën. Edhe orizi, makaronat të shëndoshin. Gjithashtu ëmbëlsirat, akulloret, duhet të konsumohen me pakicë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303