Këto mënyra do t’ju ndihmojnë të menaxhoni stresin

Sipas një studimi të Fondacionit të Shëndetit Mendor në Britani të Madhe, 74 përqind e njerëzve ndjehen të stresuar.

Në Amerikë vlerat janë edhe më të mëdha me tetë në dhjetë njerëz që ndjehen secilën ditë më të ngarkuar.

Puna, fëmijët, krahasimi i vetes me të tjerët konsiderohen shpesh shkaktarët kryesor të stresit, përfshirë marrëdhënien me dikë, paratë dhe po ashtu rrjetet sociale dhe teknologjia, shkruan DailyMail.

Megjithatë ka mënyra se si të relaksoheni – si ta menaxhoni stresin.

Këtu janë disa prej tyre:

  1. Identifikoni shkaktarët se stresit.
  2. Merrni frymë ngadalë
  3. Bëni masazhe
  4. Bëni një dush
  5. Lexoni ndonjë libër
  6. Bëni 20-30 minuta gjumë gjatë ditës
  7. Ushtroni
  8. Provoni një ‘hobby’ të ri
  9. Shikoni ndonjë film.