Jemi mësuar që nga fëmijëria me disa ‘mite’ për flokët, të cilët i respektojmë edhe sot. Gjithsesi, duhet të keni parasysh se ato janë thjesht ‘mite’ dhe duhet të hiqni dorë prej tyre.
Këshillat që nuk duhet t’i besoni asnjëherë:
1-Sa më shumë i shkurtoni flokët, aq më shumë ju rriten.
2-Tharja e flokëve natyrale është më e mirë se tharësja.
3-Lajini flokët me të njëjtën shampo që t’i keni të pastër.
4-Floku i thatë, shkaktar i zbokthit.
5-Krehja ndikon në yndyrosje e flokëve.
6-Kujdesi i duhur i bën flokët më të trashë.
7-Sa më shpesh i lani flokët më shumë yndyrosen.