fbpx

Këto ushqime me kalori duhet t’i hani çdo ditë

Chia-pudding-2-avocadosfixed.jpg

Ushqimi që zgjedhim për të ngrënë duhet të bazohet në qëllimet e shëndetit personal dhe preferencat në shije, jo vetëm sa kalori kanë.

Këto ushqime më poshtë përtej kalorive të mëdha kanë dhe përfitime të tjera ndaj duhet të jenë pjesë në dietën tuaj.

Ushqimet si arrat që janë më të larta në yndyrë kanë tendencë të jenë më të larta në kalori. Një gram yndyrë është nëntë kalori ndërsa një gram proteina ose karbohidrate është vetëm katër kalori.

Avokado

Është i shijshëm, i shëndetshëm por me kalori të lartë. Ai është i pasur me yndyra të shëndetshme dhe kjo e bën atë më me shumë kalori se frutat e tjera. Webster shton se ata janë gjithashtu një burim i mirë bakri, folati, fibrash dhe vitamine K.

Farat Chia

Janë të larta në kalori dhe lëndë ushqyese. Jo vetëm që përmbajnë shumë fibra, por edhe  kalcium, proteina, acide yndyrore omega-3, zink dhe bakër.

Çokollata e zezë

Kakao ose çokollata e zezë është e mbushur me antioksidantë dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm. Çokollata me cilësi të lartë është e pasur me fibra, hekur, magnez, bakër, dhe disa minerale të tjera, sipas Healthline. Të gjitha përfitime mund të ndihmojnë që çokollata e zezë të përmirësojë funksionin e trurit, të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të përmirësojë presionin e gjakut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303