fbpx

Këto vende nuk i mbështesin sanksionet ndaj energjisë ruse: Nuk kemi zgjidhje tjetër

gazi.jpeg

Gjermania, Britania dhe Holanda nuk i mbështesin sanksionet ndaj energjisë ruse.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Evropa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia.

“Evropa ka përjashtuar qëllimisht furnizimet me energji nga Rusia nga sanksionet”, tha Scholz.

Ndërkohë, edhe ministri hungarez i financave Mihaly Varga tha se qeveria e tij nuk do të mbështesë asnjë sanksion ndaj energjisë ruse.

“Ata që kërkojnë zgjerimin e sanksioneve, duan që populli hungarez të paguajë çmimin e luftës”.

Mos harroni: BE-ja mbështetet tek Rusia për 40% të nevojave të saj për gaz dhe rreth 27% të importeve të naftës.

Kur u pyet për potencialin për sanksione ndaj energjisë ruse në një konferencë shtypi të hënën, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se opsionet që ishin të paimagjinueshme tre javë më parë, tani janë “shumë në tryezë”.

“Duhet të shqyrtojmë se si të gjithë mund të largohemi sa më shpejt që të jetë e mundur nga varësia, varësia nga hidrokarburet ruse, nafta dhe gazi rus. Të gjithë po e bëjnë këtë. Të gjithë janë në të njëjtin udhëtim. Disa vende do ta kenë më shpejt dhe më lehtë se të tjerët”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303