Këto zona në Tiranë, pa energji më 21-23 nëntor

Operatori Shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar se gjatë datave 21-23 nëntor do të ketë kufizim të energjisë në nën stacionin e Kinostudios për shkak të punimeve të planifikuara.

Intervali kohor i shkëputjes së energjisë do të jetë 9:00-13:00.

OSHEE ka njoftuar se në datë 21 nëntor energjia do të shkëputet në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në datë 22 nëntor do të mbeten pjesërisht pa energji Komuna Dajt dhe Babrru, ndërsa në 23 nëntor do të kenë mungesë të energjisë rruga “Sotir Caci”, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë.

Lër një koment