‘Këtu ishte dhe Basha’. Rama habitet nga ajo që i thonë qytetarët: Po ç’donte ai…

bas.jpg

Kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar nga afër Porto Romanon, qytetarët e kanë informuar se aty ka qenë dhe Lulzim Basha.

Teksa u habit se çfarë kërkonte Basha në një rrobaqepësi, kryeministri tha se lideri i PD-së ka bërë aq sa ka mundësi, ndërsa ironizoi analistët e asaj çka ai e quajti ‘laguna mediatike’.

“Sot jemi 7 dhjetor. I bie që në 1 qershor të 2021 këtu do të bëhet një festë për fëmijët me parkun e ri. Në 1 qershor të 2021 këtu do jetë festa më e madhe e parë ndonjëherë. Çdo katastrofë, me të gjitha të këqijat sjell edhe shanset për të rimarrë fillin, për të çuar më para se c’ishte. Ky është shans për ta shfrytëzuar. Se me ato ritme financimi do të kërkonte 3 vite e ca projekti. Unë e kam dhe për nga gjatësia që të punoj më shumë. Dhe në Itali, janë përdorur këto inerte për të bërë parqe nga inertet. Kjo nuk është një shpikje e jona, por është shansi ynë. Si ata analistët atje tek laguna mediatike (qesh)”, tha Rama.

DISKUTIMI ME DEPUTETEN

Klodjana Spahiu: Kishte ardhur dhe Luli tek lagjja.

Rama: Ah kishte ardhur për vizitë??

Klodjana Spahiu: Ishte në një rrobaqepësi

Rama: Ah…po pse në rrobaqepësi

Klodjana Spahiu: Se di, se kuptova pse. Mos është bërë ndonjë dëm

Rama: Hajt mo, çdo bënte ai në këtë situatë më shumë. Po analistët, analistët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303