fbpx

“Këtu te ne del doktor ‘Adhamudhi'”. Pedagogu me tone të ashpra: Ekonomia orientohet me Facebook

Pedagogu në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Rezart Prifti ka komentuar vendimet e dhëna nga kryeministri Rama nëpërmjet rrjetit social Facebook. Sa i përket paketave ekonomike të qeverisë gjatë pandemisë, pedagogu thekson se perspektiva është e errët dhe kjo është më shqetësuese.

“Janë disa rrafshe. I pari fare është rrafshi logjik, rrafshi i dytë është ai social dhe i treti, por jo më pak i rëndësishëm është ai i biznesit. Në rrafshin logjik, unë dua të di sot se si merren këto vendime. Në çdo vend të botës del një studiues, del doktori Anthony Fauci shpjegon disa gjera dhe më pas flet presidenti. Ndërsa këtu te ne, del doktor ‘Adhamudhi’, pastaj dalin doktorët e tjerë nga pas. Rasti social, është një shoqëri e traumatizuar që nuk po di nga t’ia mbajë. Në rrafshin ekonomik është një katastrofë. E gjithë logjika e kësaj do të mbetet te ekonomia, pasi është motori i jetës sociale në Shqipëri. Të gjitha bizneset, e gjithë ekonomia orientohet me Facebook. Në një shtet, i cili nuk ka institucione dhe nuk ka hallka të orientohet dhe përfunduam në këtë të shtunë që nuk dinim çfarë të bënim. Kjo është sa komike, po aq po kalon edhe në tragjedi. Ne kishim paketat e famshme, ku asnjëra nga ato nuk i ka bërë asnjë lloj efekti ekonomisë shqiptare. Por mua nuk më shqetëson kjo, por perspektiva nga e ardhmja është e errët. Nëse ai që menaxhon sot, del dhe thotë se në fund të këtij muaji do të vendosim se si do të jetë transporti në Shqipëri sepse në fund të këtij muaji do të kemi strategjinë e bërë. Zotëri, po në këto 3 muaj çfarë ke bërë”.