Detajet e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll janë bërë publike për herë të parë nga kryeprokurori turk i çështjes.
“Khashoggi është mbytur menjëherë pasi ka hyrë në konsullatën saudite dhe më pas trupi i tij u copëtua si pjesë e një plani të paramenduar”, tha kryeprokurori.
Zbardhja e ngjarjes vjen vetëm disa orë pasi kryeprokurori saudit u largua nga Stambolli dhe zyra e homologut të tij turk tha se ishte e detyruar të zbulonte detajet, pasi bisedimet nuk kishin dhënë rezultate konkrete.
Mediat turke kishin publikuar disa ditë më parë se 59-vjeçari kritik ndaj qeverisë saudite u vra dhe u pre në copa nga një ekip i dërguar nga Rijadi.
Trupi i tij nuk është gjetur ende.