Khloe Kardashian në lidhje të re? Zbulohen detaje nga jeta private

Pas ndarjes nga Tristan Thompson është përfolur disa herë se Khloe Kardashian ka nisur një lidhje të re, por në fakt duket se gjithë orët e saj ajo i kalon pranë vajzës. Duke qenë se Tristan nuk është prezent në jetën e vogëlushes, Khloe po kujdeset që të krijojë një lidhje të ngushtë me True.

Burime për “Hollywood Life” kanë treguar se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” e kalon gjithë ditën dhe natën bashkë me vajzën.

Ajo do të sigurohet se True do ta shikojë çdo ditë aty. Ajo e merr vajzën kudo me vete. Khloe ka një dado dhe asistente që e ndihmojnë, megjithatë ajo bën edhe shumë gjëra vetë”, kanë treguar burimet pranë saj.

Më tej ata kanë shtuar se për momentin ajo nuk mendon të nisë një lidhje të re dhe i gjithë fokusi është vajza e saj. Kujtojmë se Khloe i dha fund lidhjes së saj me Tristan, sepse ajo nuk mundi t’i falte tradhëtinë e tij me Jordyn Woods. /real-news.tv/