Shkencëtarët kanë ndryshuar mënyrën se si është përcaktuar kilogrami.
Aktualisht, ai përcaktohet nga një masë metali e cila është mbyllur në një vend të sigurt në Paris.
Shkencëtarët kanë votuar në Versajë për ndryshim dhe një sistem të ri që ripërcakton matjen globale të masës në kuptimin e një konstanteje thelbësore të natyrës.
Vendimi u mor në Konferencën e Përgjithshme mbi Peshat dhe Masat. Kilogrami nuk do të përcaktohet më nga prototipi ndërkombëtar i kilogramit, një cilindër platini i prodhuar në 1889, por nga konstantja e Planck, një numër që e ka origjinën thellë në botën kuantike.
“Mendoj se është emocionuese dhe ky është një moment shumë i madh, prandaj jam pak i pikëlluar për ndryshimin. Por ky është një hap i rëndësishëm përpara dhe kështu sistemi i ri do të funksionojë shumë më mirë. Është gjithashtu një kohë me të vërtetë emocionuese dhe mezi pres që kjo të ndodhë”- u shpreh shkencëtari Perdi Williams.
Ripërcaktimi i kilogramit nuk do të ndikojë në mënyrën se si frutat dhe perimet do të peshohen në tregje, por ai shënon kulmimin e dekadave punë për të lidhur njësitë bazë që përbëjnë metrologjinë me konstante të gjendura në univers.
Shkencëtarët mendojnë se ky ndryshim do t’i çelë rrugën një teknologjie të re më të avancuar në të ardhmen.