Kim dhe Kanye po përballen me probleme ligjore

Screenshot_8-18.png

Pas divorcit të bujshëm, Kim Kardashian dhe Kanye West po përballen me probleme të tjera. Stafi i tyre ka kërcënuar se do të marrë masa ligjore për kushtet e punës. Sipas gazetës “The Sun”, disa punonjës pretendojnë se iu është dashur të durojnë për vite të tëra atë që ata e cilësojnë si “sjellje të padurueshme”.

Kim dhe Kanye, të cilët kanë katër fëmijë së bashku, njoftuan ndarjen e tyre në shkurt

Kjo vjen vetëm disa muaj pas akuzave ndaj Kanye se ka keqtrajtuar disa punonjës në korin e tij të Shërbimit të Dielës. “Që pas padisë të anëtarëve të ekuipazhit të tij të shërbimit të së dielës, punonjës të tjerë kanë qenë duke shqyrtuar mundësitë e tyre. Nëse ngrihet një proces gjyqësor, një nga çështjet kryesore që do të diskutohet është se sa shumë kontroll Kim dhe Kanye kanë pasur mbi stafin.“, tha burimi.Një varg punonjësish të punonjësve të Kim Kardashian dhe Kanye West kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër çiftit për kushtet e punës

Për më tepër, thuhet se disa nga anëtarët e stafit janë adoleshentë. “Nëse të miturit janë punësuar dhe kanë punuar më shumë se kufiri maksimal i përcaktuar me ligj, atëherë mund të jetë një rast i shkeljes të të drejtave të fëmijëve.” Kim dhe Kanye, të cilët kanë katër fëmijë së bashku, njoftuan ndarjen e tyre në shkurt.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303