fbpx

Kim e la ‘topin’ në fushën e PD, Lulzim Basha bën njoftimin urgjent

Pasi ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, dhe që e la në dorë të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha konkretizimin e saj, ka reaguar ky i fundit.

Selia blu ka njoftuar një deklaratë për mediat pas 10 minutash të kreut të opozitës. Pak më herët Kim tha në përfudnim të takimit të Këshillit Politik se ishte arritur një marrëveshje dhe mazhoranca kishte bërë lëshimet e saj dhe tani ishte radha e opozitës.

Kujtojmë se deklarata e Kim ishte e drejtpërdrejtë: Është koha për Partinë Demokratike dhe mikun tim Luli Basha që të thonë “po”-në e tyre, që të balanojnë të gjithë faktorët dhe të thotë po për shqiptarët. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në dorën e tij.