Kim ia paska bërë 8 me 2 Tristan pas skandalit të tradhëtisë

Screenshot_1-36.jpg

Është shumë vonë për të kërkuar falje?

Të paktën Kim Kardashian, kështu mendon! Në një klip të publikuar në “E!”, Kim shfaqet shumë dyshuese për sinqeritetin e Tristan, disa ditë pasi skandali i tradhëtisë u bë publik. Edhe përse Kris Jenner mendon se Tristan është penduar për veprimin e tij, Kim nuk do t’ia dijë.

“Unë ia thash atij: ‘Je i penduar sepse po prek punën tënde. Je i turpëruar sepse dukesh si idiot. I gjithë publiku të urren dhe po shprehen negativisht për ty.’ Kështu mendoj dhe ia thashë qartazi” – shprehet nëna e tre fëmijëve gjatë bisedës me Kris dhe kushërirën e tyre.

Tristan është ulur së bashku me familjen e partneres së tij, pa kamera, duke iu kërkuar falje, por ata nuk ia përtuan të gjitha kritikat. Duket se ai ka shpërthyer në nerva me të ëmën e Khloes, e cila ia ka bërë të qartë se ai duhet të respektojë të bijën.

 

Ai u acaruar kur mami i tha: ‘Duhet të marrësh një vendim. Nëse do të jetosh jetën që del me këto ku*vat e ‘Instagram-it’ dhe bën gjënë tënde, bëj atë çfarë do. Por nëse nuk respekton vajzën time, gjithmonë do të të dal kundra.” – tregoi Kim.

“Khloe më theu zemrën. Tha se nuk kishte dëshirë të kishte vetëm një fëmijë dhe të ecte përpara. Por u shpreh se ‘u bëra me fëmijë për të formuar një familje të bukur’. U shkatërrova kur tha ashtu. Ajo nuk e priste aspak atë çfarë ndodhi.”- tha Kris Jenner.

 

scroll to top