fbpx

Kim Jong Un e pranon: Kemi mungesë ushqimi në vend

Screenshot_24-13.jpg

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.Duke iu drejtuar një takimi të udhëheqësve të lartë, Kim tha: “Situata e ushqimit të njerëzve tani po rëndohet”.Lideri koreanoverior u shpreh se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, i cili shkaktoi përmbytje.Ka raporte që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje. NK News raporton se një kilogram banane kushton 45 dollarë (32 £).Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19, përcjell abcnews.al.Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim, pleh dhe karburant.Vendi gjithashtu përballet me sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303