Kim Jong Un ekzekuton zyrtarët që dështuan në negociatat me SHBA

kim-jong-un.jpg

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin dhe zhdukjen nga politika e zyrtarëve më të lartë, që ishin pjesë në samitin e Hanoi me SHBA, i cili dështoi.

Sipas mediave në Korenë e Jugut pas dështimit të samitit të dytë me SHBA në Hanoi, Kim Jong-Un ka urdhëruar ekzekutimin e zyrtarëve, të cilët ai i quan përgjegjës për dështimin dh i akuzon për spiunazh te SHBA.

Samiti i shkurtit në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, i dyti mes Kim dhe Trump, dështoi të arrijë një marrëveshje për shkak të konflikteve mbi thirrjet e SHBA për denuklearizim të plotë të gadishullit Korean dhe kërkesave të Koresë së Veriut për lehtësimin e sanksioneve.

Një zëdhënëse në Ministrinë e Bashkimit të Koresë së Jugut nuk pranoi të komentojë në lidhje me këtë çështje. Një zyrtar i presidencës në Seul tha se ishte e papërshtatshme të komentonte mbi një raport të paverifikuar.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të kontrollojnë raportet e ekzekutimit të të dërguarit, tha sekretari i shtetit Mike Pompeo gjatë vizitës së tij në Berlin të premten/real-news.tv/

scroll to top