fbpx

Kim Jong-un zotohet të takohet më shpesh me liderin e Koresë së Jugut

auto__104987114_0464533931546175158.jpg

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është zotuar se do të takojë shpesh presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in vitin tjetër për të diskutuar për çmilitarizimin.

Në një letër të rrallë drejtuar Seulit, Kim Jong-un shprehet se ai dëshiron të vendosë paqen midis vendeve dhe të zgjidhë çështjen e çmilitarizimit  të gadishullit”, tha një zëdhënës i Moon.

Jong-un gjithashtu shkruante se ndien shumë keqardhje që nuk mundi ta vizitonte Seulin në 2018-ën. Ai premtoi të bëjë një udhëtim pasi Moon vizitoi Phenianin në shtator.

Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Moon mbajti një fjalim në Lojërat Olimpike, ku tha se dy vendet duhet të bëheshin një, përsëri.

Edhe pse të dy vendet mbeten teknikisht në luftë, marrëdhëniet midis tyre janë përmirësuar ndjeshëm në vitin 2018 falë një numri veprimesh pajtuese nga ana e Kim.

Zëdhënësi i Moon nuk tregoi si u dërgua letra, por e përshkroi atë si të ngrohtë dhe sipas tij Jong-un shkruante për vendosmërinë e tij të madhe për të vizituar Seulin duke parë situatën në vijim./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *