fbpx

Kim Kardashian i përgjigjet Kanye-it për videon e saj të seksit

Screenshot_44-2.jpg

Ndërsa Kanye West së fundmi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas takimit dhe mbështetjes së Donald Trump, por bashkëshortja e tij është ajo që qëndron gjithmonë krah tij.

Në një intervistë së fundmi për “The Messy Truth”, Kim Kardashian foli hapur për mbështetjen e palëkundur ndaj bashkëshortit të saj. Ajo sqaroi se, Kanye e do atë pavarësisht se çfarë kanë thënë njerëzit për videon e saj duke bërë seks. Kjo është një nga gjërat që e ka frymëzuar të jetë gjithmonë krah tij.

“Ai e vendosi veten kundër botës për mua, kur të gjithë i thoshin: ‘Nuk mund të lidhesh me një vajzë që ka dalë në video seks. Nuk mund të lidhesh me një vajzë “reality-show”. Do të shkatërrojë karrierën’. Të gjithë i thanë këto. Dhe ai më thoshte mua, ‘Nuk do të më tregosh se çfarë të bëj. Do të të tregoj se gjithçka është në rregull’”, tha Kim.

Ajo shtoi se i ka qenë kaq mirënjohëse Kanye-t për këtë dhe gjithmonë është e gatshme të bëjë të njëjtën gjë për reperin.

Kim tha që Kanye-t shpesh i duhen katër vite për të bërë një këngë, kështu që e meriton mirësinë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *