Kim Kardashian akuzohet për racizëm

Kim-Kardashian-West-on-Nov.-10-2019-at-the-2019-E-Peoples-Choice-Awards.jpg

Vetëm pak ditë më parë, Kima Kardashian lançoi linjën e saj të re të maskave mbrojtëse kundër Covid-19, të cilat vinin në 5 nuanca për tonalitetet e ndryshme të lëkurave.

Mirëpo, këtu ka nisur problemi!

Në faqen zyrtare të yllit të “KUWTK”, ndjekësit kanë shpërthyer në akuza për faktin se Kim Kardashian është treguar raciste përsa i përket maskës së zezë.

Për femrat me ngjyrë, Kim kishte zgjedhur një maskë në ngjyrë të zezë, ndërkohë që ngjyrat më të hapura janë përshtatur tamam me lëkurën e njerëzve të bardhë.

Njerëzit e kanë quajtur këtë veprim ofendues dhe racist, duke u shprehur se ngjyra e zezë nuk quhej “nude” për gratë me ngjyrë.

Ata kanë pretenduar për një ngjyrë në nuancë më të çelët, të paktën kafe, që t’i përshtatet ngjyrës së lëkurës së tyre.

Mirëpo, Kim ende nuk ka reaguar pas këtyre akuzave dhe me siguri po shpreson që shitjet të mos i lëkunden ndjeshëm pas këtij gabimi!

Angry: Commenters expressed anger and disappointment that the darkest-skinned model's mask was black instead of dark brown

Iconstyle.al

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303