fbpx

Kim Kardashian fiton më shumë para në Instagram se sa për një sezon të “Keepinp Up With the Kardashians”

200122043312-kim-kardashian-file-0118-2048x1365.jpg

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian foli hapur për financat dhe fitimet e saj në sezonin e tretë të Netflix ‘My Guest Needs Needs No Introduction With David Letterman’, duke treguar se përse nuk e ka problem që do të përfundojë KUWTK.

“Ne nuk do të ishim këta që jemi sot pa u mbështetur në Keeping Up With the Kardashians dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të ndajmë mënyrën e jetesës tonë”, shpjegoi ajo.”Edhe nëse, realisht ne mund të postojmë diçka në rrjetet sociale dhe të bëjmë më shumë para sesa bëjmë për një sezon të tërë”.

Kim nuk dha një shumë reale në lidhje me atë që fiton nga një postim i vetëm në Instagram, por më parë theksoi se arrin diku nga 300,000 deri në 500,000 dollarë dhe nganjëherë më lart se një milion dollarë.

Variety raportoi në 2017 që familja Kardashian nënshkroi një marrëveshje ‘100 milionë dollarëshe’ me rrjetin për të rinovuar shfaqjen deri në vitin 2020. Të njëjtin vit, TMZ raportoi se marrëveshja për pesë sezone ishte me vlerë 150 milionë dollarë.

Nëse fitimet e sezonit ndahen midis gjashtë femrave Kardashian-Jenner, do të ishin rreth 4.5 milionë dollarë për themeluesen e KKW Beauty, nënën e saj, 64 vjeçare dhe secilën nga motrat e saj.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303