fbpx

Kim Kardashian në Shtëpinë e Bardhë, Trump i magjepsur pas saj

kim-in-white-house.jpg

Ylli i njohur televiziv, Kim Kardashian – West, është rikthyer përsëri në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo mbajti një fjalim para të pranishmëve, paraqitje për të cilën u komentua dhe mori vëmendjen e gjithë botës.

Ylli i Reality Show ‘Keeping up with Kardashians’ iu bashkua presidentit për promovuar një nismë që synon të ndihmojë personat që lirohen nga burgu të gjejnë një punë e të integrohen në shoqëri.

Jam në një moment të jetës time, ku dua të bëj ndryshimin dhe gjënë e duhur. Këta njerëz duan të punojnë dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu mes njerëzve që duan të njëjtën gjë dhe që besojnë me të vërtetë në ri-integrimim e tyre”, tha Kim Kardashian

Ndërsa Presidenti Trump, nga ana e tij, tha se ishte një fans i Kardashians, duke vlerësuar rolin e saj në miratimin e të ashtuquajturit “First Step Act”, që parashikon ndër të tjera program për të mbështetur ish të burgosurit. Gjatë fjalimit të saj, duket se presidenti Trump është magjepsur dhe nuk mundi t’i heqë sytë nga Kimi për asnjë moment/real-news.tv/

kim in wh1 kim in wh2 kim in white house
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303