Kim Kardashian së shpejti me një djalë

watch-what-happens-live-season-15-gallery-16007-03.jpg

E ftuar në emisionin “Watch What Happens Live”, Kim Kardashian zbuloi disa detaje rreth fëmijës së saj të katërt.

Ajo konfirmoi zyrtarisht se presin një djalë me Kanye West nëpërmjet një nëne mbartëse.

Për sa i përket kohës se kur ai pritet të vijë në jetë ajo tha:

“Së shpejti”

Si u hap lajmi kaq shpejt u pyet Kim?

“U deha te festa dhe u thash disa personave lajmin. Nuk e mbaj mend se kujt ia thash, se unë nuk dehem kurrë”, tha ajo.

Kim tha se ajo e nxori padashje në kohën kur ishte e dehur gjatë festës së Krishtlindjeve./real-news.tv

 

scroll to top