Kim Kardashian tregon arsyen pse fle me Make Up

Kim Kardashian është një nga personazhet publikë që kujdeset më së shumti për veten dhe shumë vajza ndjekin shembullin e saj. Por Kim ka habitur ditët e fundit me një deklaratë që ka dhënë në një intervistë.

Ndërkohë që shumë dermatologë këshillojnë të hiqet make up-i gjatë fjetjes Kim ka treguar pse ajo fle me make up.

Në një intervistë me Busy Phillips Kim pranoi se nuk e hiqte make up-in në mënyrë që ti zgjaste dy ditë.

“Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën.

Përpiqem që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë” -kjo ishte deklarata që i shokoi të gjithë dhe la të kuptonte që ndonjëherë jo të gjithë personazhet pulike veprojnë drejtë dhe ndonjëhërë nuk duhet ndjekur shembulli i tyre.

Lër një koment