Kim Kardashian zbulon “Projektin e Drejtësisë”

Sipas “Variety”, një projekt i ri i titulluar “Kim Kardashian: Projekti i Drejtësisë”, do të ketë në qendër Kim Kardashian dhe një ekip ekspertësh të ligjit, me të cilët kohët e fundit ajo ka punuar për të lehtësuar dënimin e atyre që mbahen për akuza të lehta, veçanërisht në lidhje me sasi të vogla narkotikësh.

Kim do të jetë producente ekzekutive e këtij dokumentari me dy pjesë.

Sipas përshkrimit: “ka në qendër përpjekiet e Kim Kardashian për të siguruar lirinë e amerikanëve të cilëve ajo beson se u është bërë padrejtësi nga sistemi.”

“TMZ” raportoi këtë javë se Kim dhe ekipi i saj i ekspertëve të ligjit kanë ndihmuar në lirimin e 17 të burgosurve, gjatë 3 muajve të fundit. /real-news.tv