fbpx

Kim Mehmeti mesazh për shqiptarët: Do hani sërish dajak, ndërkombëtarët nuk janë për…

Për sa i përket heshtjes së ndërkombëtarëve për shembjen e teatrit dhe dhunës së ushtruar nga policia, ka reaguar dhe publicisti Kim Mehmeti.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që diplomatët e huaj nuk janë këtu për t’i ndihmuar ndaj duhet që ti marrin “frenat” në dorën e tyre.

“Nuk e di kush i ka gënjyer vëllezërit tanë në Shqipëri se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj Perëndimorë, kanë ardhur në Tiranë për t’i mbrojtur shqiptarët nga regjimi i ‘qelbësirave të bashkuar’! Jo vëllezër, do hani dajak nga ministri ‘flokëbardhë e faqezi’ aq sa nuk ua merr mëndja, nëse nuk e kuptoni se diplomatët e huaj në Tiranë nuk janë për t’ju mbrojtur juve, por interesat e vendeve të veta! Madje shumë nga ata nuk janë aq naiv sa ta mbyllin ‘kompaninë’ që u garanton të ardhme diplomatike e madje edhe përfitime të majme: grindjet ndër shqiptare! Andaj mos u bëni naiv e qesharak me lutjet që të huajt të bëjnë atë që ju takon vetëm juve: ta pastroni vendin nga ‘qelbësirat’ e ‘Rilindjes’, që e kanë gërditur mbarë shqiptarinë!”, shkruan në postimin e tij Kim Mehmeti.