fbpx

Kim Mehmeti: Rama ka probleme mendore, nuk e di si e duron Shqipëria

edi-rama-kim-mehmeti-600x360.jpg

Shkrimtari dhe filozofi i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka qenë sonte i ftuar në emisionin “A Show” me Ardi Kastrën, në T7.

Teksa ka folur për situatën politike në Shqipëri, ai ka thënë fjalë të ashpra për kryeministrin, Edi Ramën, duke thënë se ka edhe probleme mendore. Mehmeti ka thënë se Rama është përbuzës dhe nuk i ka të gjitha dërrasat në rregull.

“Nuk mundet që një kryeministër t’i ketë të gjitha dërrasat në rregull dhe të tallet me qytetarët publikisht, ai është një përbuzës”, është shprehur Mehmeti.  “Kryeministri i Shqipërisë është i lumtur përderisa ne merremi me të, sepse ai nuk dëshiron që ne të merremi me Shqipërinë”, ka thënë Mehmeti.

Ai nuk hezitoi të thotë se Rama ka probleme mendore. “Ky njeri ka probleme mendore”, ka thënë Mehmeti në “A Show”. Mehmeti pyeti se si Shqipëria mund ta durojë një kryeministër të tillë.

“Si munden që një Shqipëri me profesorë dhe akademikë ta durojnë këtë kryeministër”, ka thënë Mehmeti. Shkrimtari ceku edhe marrëveshjen për minishengenin dhe takimin e Ramës me Vuçiçit në Tiranë.

“Ai merret me Serbinë, ndërsa Serbia është e organizuar si Irani. Te kesh një kryeministër që këtë nuk e din, të merresh me një shtet që ndikohet nga kisha ortodokse sllave, dhe të pretendosh të bësh miqësi, ti domethënë je mbi mesataren naiv”, ka përfunduar Mehmeti.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303