Kina dënon me vdekje një shtetas kanadez për trafik droge

Një gjykatë në Kinë ka dënuar një shtetas kanadez me vdekje për trafikimin lëndësh narkotike, një vendim që ka gjasa të rihapë një luftë diplomatike mes dy vendeve.

Një ish punëtor i naftës, Robert Lloyd Schellenberg, fillimisht u arrestua në vitin 2015, me dyshimin për kontrabandën e më shumë se 200 kilogram drogë në Kinë. Në nëntor 2018, ai u dënua me 15 vjet burg dhe një gjobë në shumën 22,185 dollarë.

Kanadezi, i cili pretendon të jetë i pafajshëm e apeloi  rastin e tij, por ankimi i tij me sa duket u dëmtua pasi prokurorët kinezë konsideruan dënimin e tij të butë dhe kërkuan një më të ashpër.

Ky vendim erdhi pak pasi Kanadaja arrestoi Meng Wanzhou, një zyrtare e lartë në gjigantin e telekomit kinez Huawei, me një kërkesë nga SHBA.

Ajo u lirua me kusht në dhjetor.

Meng, 46 vjeçe, është vajza e themeluesit të Huawei dhe ndalimi i saj e ka zemëruar Kinën dhe ka acaruar marrëdhëniet e saj me Kanadanë dhe SHBA.

Kina ka ndaluar dy shtetas kanadezë, duke i akuzuar ata se rrezikojnë sigurinë kombëtare./real-news.tv/