fbpx

Kina dhe Koreja e Veriut forcojnë bashkëpunimin

xi-kim-1.jpg

Presidenti i Kinës Xi Jinping ndodhet  në Korenë e Veriut ku është takuar me homologun e tij Kim Jong- Un.

Të dy liderët kanë zhvilluar bisedime në Phenian mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjidhjen e çështjes bërthamore të Gadishullit Korean.

Ata kanë rënë dakord të krijojnë një të ardhme të shkëlqyer të marrëdhënieve ndërpartiake e ndërshtetërore, në një pikënisje të re në histori.

Presidenti Xi Jinping i tha Kim Jong Un-it se Kina është e vendosur për të ruajtur, konsoliduar dhe zhvilluar marrëdhëniet e saj me Korenë e Veriut dhe se të dy palët duhet të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si arsimi, shëndetësia, sporti, media, shkëmbimet rinore, si edhe në nivel të pushtetit vendor.

Nga ana e tij, Kim Jong Un u shpreh se vendi i tij është i gatshëm të mësojë më shumë nga përvoja e Kinës dhe të përpiqet të zhvillojë ekonominë.

Mbi çështjen bërthamore të Gadishullit Korean, presidenti Xi ritheksoi mbështetjen e Kinës për të gjetur një zgjidhje politike dhe u shpreh se Kina është gatshme të ndihmojë në krijimin e kushteve të nevojshme për arritjen e kësaj zgjidhjeje.

Presidenti kinez vlerësoi lart përpjekjet e bëra nga Koreja e Veriut dhe tha se Kina dëshiron ta ndihmojë në lidhje me zgjidhjen e problemeve të saj të ligjshme të sigurisë dhe zhvillimit, dhe do të luajë një rol pozitiv dhe konstruktiv në arritjen e denuklearizimit të plotë.

Xi Jinping-u është kreu i parë i shtetit kinez që viziton Korenë e Veriut në 14 vjet. Ky është takimi i pestë mes Xi Jinping-ut dhe Kim Jong Un-it që nga viti i kaluar./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303