fbpx

Kinë-SHBA, përmirësim i klimës tregtare dypalëshe

AMERICA-CINA-TRUMP-XI-696x468.jpg

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës diskutuan për bisedime të mëtejshme për përmirësimin e klimës tregtare mes dy vendeve, gjatë një telefonate mes zëvendëskryeministrit kinez, Liu He dhe sekretarit të Thesarit amerikan, Steven Mnuchin.

Një muaj më parë, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump ranë dakord për një ”armëpushim lufte tarifimesh” për 90 ditë për të lejuar negociatat mes të dy ekonomive më të mëdha në botë.

Pritet që Liu së shpejti të jetë në SHBA për bisedime, por tensionet mes dy vendeve janë rritur më tej pas arrestimit të kryefinancieres së Huawei në Kanada me kërkesë të Uashingtonit.

Kreu i gjigantit kinez të telekomunikacioneve, Meng Wanzhou po përballet me ekstradimin në SHBA për shkelje të supozuar të sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Para se të arrinte armëpushimin me Xi, Trump kishte kërcënuar se do të rriste tarifimet për importet kineze, të cilat arrijnë në mbi 500 miliardë dollarë në vit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *