Kina dhe SHBA pranë marrëveshjes tregtare

Kina dhe SHBA-ja rinisën sot në Pekin bisedimet tregtare, ndërsa negociatat e vështira më në fund duket se po hyjnë në një fazë ”vendimtare”, sipas Uashingtonit.

Ky sesion i ri, i dhjeti i këtij lloji mes dy fuqive ekonomike do të pasohet më 8 maj nga një tjetër takim në Uashington me pjesëmarrjen e negociatorëve kinezë.

”Ne shpresojmë të përparojmë në këto dy takime’’, pohoi nga Pekini në prani të medias sekretari amerikan për Thesarin, Steven Mnuchin, pak para nisjes së negociatave.

Një ditë përpara udhëtimit në Kinë, Mnuchin, i cili drejton delegacionin amerikan, pohoi se Pekini dhe Uashingtoni janë shumë pranë momentit vendimtar që do të përcaktojë nëse është e mundur një marrëveshje përfundimtare./real-news.tv/