Kina i përgjigjet SHBA-së me të njëjtën monedhë për taksat

Pekini i është përgjigjur deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i  cili njoftoi vendosjen e rreth 300 miliardë dollarë taksa drejt mallrave kineze.

Ministria e Tregtisë së Kinës iu përgjigj presidentit amerikan me një ton sfidues.

“Nëse Shtetet e Bashkuara me dashje vendosin të përshkallëzojnë tensionet, ne do të luftojmë deri në fund”, tha zëdhënësi i ministrisë Gao Feng në një konferencë për shtyp.

“Kina nuk dëshiron një luftë tregtare, por gjithashtu nuk ka frikë nga një e tillë. Nëse Shtetet e Bashkuara me dashje vendosin të përshkallëzojnë tensionet tregtare, ne do të miratojmë kundërmasat e nevojshme dhe do të mbrojnë interesat e Kinës dhe popullit të saj. “-shtoi zëdhënësi i ministrisë.

Ministria e Tregtisë gjithashtu lëshoi një raport mbi mënyrën se si Shtetet e Bashkuara kanë përfituar nga vitet e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Kinën, duke thënë se pretendimet e SHBA-së se Kina ka përfituar nga tregtia dypalëshe kanë qenë të pabazuara.

“Që kur administrata e re e SHBA mori detyrën, ajo ka shpërfillur natyrën reciprokisht të dobishme dhe të favorshme të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Kinës dhe SHBA-së, dhe ka mbrojtur teorinë se Shtetet e Bashkuara kanë dalë të humbura nga tregtia me Kinën “, tha ministria në një raport hulumtimi./real-news.tv/