Kina ndan fëmijët myslimanë nga familjet e tyre

Kina ndan me dashje fëmijët e myslimanëve nga familjet, besimi dhe gjuha në rajonin e saj të largët perëndimor të Xinjiangit.

Në të njëjtën kohë kur qindra mijëra të rritur po mbahen në kampe gjigante, një fushatë e shpejtë, në shkallë të gjerë për të ndërtuar konvikte, është në proces, raporton “BBC”.

Bazuar në dokumentet në dispozicion të publikut, dhe mbështetur nga dhjetëra intervista me anëtarët e familjes jashtë shtetit, “BBC” ka mbledhur disa nga dëshmitë më të plota deri më sot lidhur me atë që po ndodh me fëmijët në rajon.

Të dhënat tregojnë se në një vendbanim vetëm më shumë se 400 fëmijë kanë humbur jo vetëm një, por të dy prindërit në ndonjë formë të internimit, qoftë në kampe ose në burg.

Janë bërë vlerësime formale për të përcaktuar nëse fëmijët kanë nevojë për “kujdes të centralizuar”.

Krahas përpjekjeve për të transformuar identitetin e të rriturve të Xinjiangut, provat tregojnë një fushatë paralele për të hequr sistematikisht fëmijët nga rrënjët e tyre./real-news.tv/