Kina nuk lejon anijet amerikane të vijnë në Hong Kong

Pekini zyrtar ka refuzuar një kërkesë të dy anijeve luftarake të marinës amerikane për të vizituar Hong Kongun në javët e ardhshme, thanë zyrtarë amerikanë që dëshiruan të mbeten anonimë.

Ata thanë se anija ‘Green Bay’ kërkoi leje për të vizituar Hong Kongun më vonë këtë muaj, ndërsa kryqëzuesi i ‘Lake Iri’ kërkoi leje për shtator.

Njëri nga zyrtarët shtoi se asnjë arsye specifike nuk ishte dhënë për refuzimin, por se një veprim i tillë nuk ishte i paparë, pasi Kina tashmë e ka refuzuar një kërkesë të ngjashme në shtator 2018.

Kriza politike në Hong Kongun e administruar nga Kina po thellohet çdo ditë e më shumë.

Protestat anti-qeveritare kanë hyrë në javën e dhjetë.