Kina paralajmëron Hong Kongun: Mos luani me zjarrin

hk.jpg

Kina ka dërguar një paralajmërim të ashpër ndaj protestuesve në Hong Kong, duke thënë se do të dështojnë përpjekjet e tyre për të luajtur me zjarrin.

Një zëdhënës i zyrës së politika të Kinës në Hong Kong, u ka thënë protestuesve “të mos nënvlerësojnë vendosmërinë e qeverisë qendrore”.

Ai ka pretenduar se mbrapa dhunës në qytet qëndrojnë forcat anti-kineze.

Prej nëntë javësh, Hong Kongu është përfshirë nga protestat që janë duke u mbajtur kundër qeverisjes aktuale.

Të hënën, liderja e këtij vendi, Carrie Lam ka paralajmëruar se qyteti është në “prag të një situate shumë të rrezikshme”.

Në adresimin e saj të parë për media në dy javë, ajo ka akuzuar aktivistët se kanë përdorur projektligjin për ekstradim vetëm si justifikim për të arritur synimet e tyre.

Protestat, që fillimisht kanë nisur për të kundërshtuar një projektligj kontrovers për ekstradim, nuk kanë dhënë shenja se do të ndalen.

Qyteti të hënën është përballur me probleme të mëdha të transportit.

Protestuesit u përleshën me policinë, pasi kjo e fundit lëshoi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303