Kina shënon rritjen më të ulët ekonomike që nga vitit 1990

china-economy.jpg

Ekonomia kineze është rritur me ritmet më të ulëta që nga viti 1990.

Shifrat zyrtare tregojnë se Kina mbylli tremujorin e dytë të vitit 2019 me PBB-në në 6,2% , ritmi më i ulët në 27 vitet e fundit, krahasuar me pritshmëritë e tregut që ishin 6,4%.

Ekonomia kineze po vuan nga rënia edhe si pasojë e luftës tregtare me SHBA.

Në gjashtë muajt e parë, sipas zyrës kineze të statistikave kombëtare, rritja ishte 6,3%, nga 6-6,5% të vendosur për 2019 nga Pekini.

Prodhimi industrial në Kinë shënoi një rritje vjetore prej 6,3% në qershor duke rritur ritmin, krahasuar me 5% të muajit maj.

Shitjet me pakicë në muajin qershor u përshpejtuan me 9,8% duke shënuar një hap më të madh për më shumë se një vit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303